Pre, Qer 12, 2026
Banner Top
Banner Top
Tri ditë para pensionimit vdes infermierja e Spitalit të Gjakovës Vjollca Berisha

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë tri ditë para pensionimit infermierja Vjollca Berisha, e cila ishte infektuar me koronavirus.

Infermierja Vjollca punoi prej 45 vitesh në Spitalin e Gjakovës.

Lexoni të plotë njoftimin:

“Vjollca Berisha (1955-2020) në spital të gjithë kemi thirre me emrin  motra Voca, sot u nda nga jeta tre dite para pensionimit. Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë punoj me shume se 45 vite, duke qene çdo here afër pacientëve .

Megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit shëndetësorë, motra Voc nuk e fitoi betejën me këtë virus të rrezikshëm.

Do ta kujtojmë gjithmonë për urtësinë e saj, për punën e palodhshme, ishte shume e nderuar në mesin e punëtorëve shëndetësorë dhe shume e dashur për pacientët.

Menaxhmenti, kolegët, gjithë stafi i Spitalit ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve.

Ju rikujtojmë qytetarëve se spitalet po mbushen, të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim”./Familjajonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë