Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në Kosovë, nëntori është muaji që ka shënuar numrin më të madhë të vdekjeve nga ky virus.
Betejën me virus gjatë muajit nëntor e kanë humbur 355 persona. Ndërsa nga 13 marsi në Kosovë kanë humbur jetën 1 mijë e 16 persona.
Në muajin tetor nga koronavirusi në Kosovë kanë humbur jetën 61 persona, kurse në muajin shtator 56.
Numri i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 39 mijë e 596, ndërsa 25 mijë e 1 qytetarë janë shëruar.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka njoftuar se raste aktive janë 13 mijë e 579, ndërsa ka lutur qytetarët të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit.













