Një grua ka vjedhur një kasafortë në të cilën kishte para dhe dokumente të noterit për shitjen e një prone, transmeton Telegrafi.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ferid Domi” në Gjakovë, të mërkurën në orën 15:00.
Pas këtij akti, e dyshuara është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes në një drejtim të panjohur.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se e dyshuara femër kosovare, ka vjedhur një kasaforte në të cilën kishte para dhe euro dhe dokumente të noterit për shitjen e një prone të tij. E dyshuara është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport













