Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, u ka bërë thirrje pëe kujdes të shtuar bashkëqytetarëve të tij në raport me parandalimin e pandemisë.
Ai, pas takimit me Komitetin e Emergjencave, u shpreh se po kalojmë ditë të vështira.
“Fatkeqësisht, brenda 24 orëve e kemi humbur edhe një basshkëqytetar dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes. Kufizimi i lëvizjes po respektohet sikurse edhe nga ana e gastronomisë. Besoj që me solidaritet do ta përballojmë këtë situatë e vështirë”, tha Haziri, në konferencën për media.
Përkundër numrave të lartë ditëve të fundit, Lutfi Haziri ka thënë se situata në Gjilan është në kontroll dhe të infektuarit me koronavirus janë nën monitorim 24 orë.
Në Gjilan, që prej fillimit të pandemisë janë regjistruar këto shifra: 6 mijë e 63 mostra, 2 mijë e 164 persona të infektuar, 1 mijë e 528 të shëruar, 573 raste aktive dhe 63 të vdekur. /familjajone