Ashtu sic edhe u paralajmërua ditë më parë, sot kanë hyrë në fuqi masat e reja kundër COVID-19 në Shqipëri.
Masat e reja parashohin që të ndalohet lëvizja e qytetarëve prej orës 22:00 deri në 06:00.
Këto kufizime të lëvizjes do të vlejnë për tri javët e ardhshme, ndërsa ata që nuk i respektojnë masat do të gjobiten me 10 mijë lekë (80 euro).
Përveç ndalimit të lëvizjes, edhe baret e restorantet do të jenë të mbyllura, duke punuar vetëm me porosi (delivery).
Vendimin për hyrjen në fuqi të masave gjatë ditës së sotme e dha dje zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli. /familjajone











