Sht, Qer 27, 2026
Banner Top
Banner Top
SBAShK kërkon lirimin e 300 mësimdhënësve nga puna

Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës ka kërkuar nga Drejtoritë Komunale të Arsimit lirimin nga puna të 300 mësimdhënësve. Arsyje për këtë po dalin të jenë sëmundjet kronike që bartin këta mësimdhënës.

Sipas sindikatës, këta mësimdhënës nuk mund të vazhdojnë tutje punën për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore të cilën e kanë.

Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jashari, në një intervistë për KosovaPress, shprehet se janë ndarë mjetet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës që këta mësimdhënës të zëvendësohen, por drejtoritë e arsimit nëpër komuna nuk po veprojnë.

Jashari thekson se ata kanë kërkuar që këta mësimdhënës të pensionohen para kohe dhe ta marrin një pension dinjitoz, së paku sa 75 përqindëshi i pagës që kanë përfituar deri më tani.

Youtube

Arkiva

Kategoritë