Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Kosova kërkon testin PCR për të gjithë qytetarët që vijnë nga vendet e tjera

Kushdo që mëton të hyjë në Kosovë këto ditë, duhet të ketë testin PCR negativ dhe jo më pak se 72 orë të vjetër.

Kjo masë vjen pas shtimit të numrit të rasteve kohëve të fundit, ku vetëm dje u raportuan mbi 700 të infektuar.

Ndërmarrja e këtij veprimi konsiderohet si reciprocitet me vendet e tjera në raport me pandeminë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Pleurat Sejdiu, e sheh të panevojshme këtë masë reciprociteti në këtë kohë, kur dihet se shumica e shteteve vecse janë të mbyllura.

Njëjtë mendon edhe infektologu, Hamdi Ramadani, i cili nuk e sheh të arsyeshme një masë të tillë.

Prej 13 marsit, kohës kur u shfaq virusi në Kosovë, janë raportuar mbi 22 mijë raste të infektimeve dhe mbi 700 vdekje.

Youtube

Arkiva

Kategoritë