Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë infektuar 421 persona me COVID-19. Si asnjëherë më parë brenda një dite, Shqipëria ka shënuar sot një rekord të zi. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1744 testime.
Ndërsa kanë humbur jetën 7 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv: një 58 vjeçare, një 59 vjeçar, një 63 vjeçar, një 78 vjeçar nga Tirana, një 67 vjeçar nga Lushnja, një 70 vjeçar nga Durrësi një 76 vjeçar nga Skrapari, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
180 raste në Tiranë, 30 raste në Berat, 20 raste në Elbasan dhe Korçë,
15 raste në Kukës, 13 raste në Vlorë, Kavajë, 12 raste në Shkodër,
11 raste në Fier dhe Gjirokastër, 10 raste në Librazhd, Kuçovë,
8 raste në Gramsh dhe Pukë, 7 raste në Skrapar, Devoll, Pogradec, Mallakastër,
6 raste në Kolonjë, Sarandë, Lushnje,
4 raste në Mirditë, 3 raste në Tepelenë, Lezhë,
2 raste në Peqin, 1 rast në Krujë dhe Has.
Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 346 pacientë, 10 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Lajmi i vetëm i mirë sot është se janë shëruar 118 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,696 që nga fillimi i epidemisë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5299
Durrës 913
Fier 806
Korçë 664
Shkodër 594
Lezhë 456
Elbasan 482
Vlorë 441
Berat 318
Kukës 235
Gjirokastër 172
Dibër 102 /Familjajonë/












