Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Sa i njihni efektet anësore nga keto dieta?

Keto dieta njihet si dieta që sjell efekt më të shpejtë në heqjen e peshës së tepërt. Por, sa janë të informuar njerëzit për efekt anësore të saj? Asapak, shkruan Medical Daily.


Duke i shmangur yndyrat dhe karbohidratet, keto dieta i heq kilogramët e tepërt shumë shpejt. Kjo ndodh nga limitimi i konsumimit të karbohidrateve, gjë që e nxit organizmin të djegë më shumë yndyrë.

Procesi metabolik – ketoza, i cili ndodh gjatë mbajtjes së kësaj diete nuk është normale për organizmin tonë prandaj mund të kemi efekte anësore gjatë mbajtjes së saj.

Si efekt anësor më i njohur është gripi keto dhe ka simptoma, si: pagjumësi, vjellje e marramendje. Kjo vjen si rezultat i mungesës së karbohidrateve. Simptomat mund të zgjasin disa ditë prandaj duhet të qëndroni të paktën të hidratuar. Por nëse në vazhdimësi shfaqen simptomat, duhet t’i kryeni analizat e nevojshme për ta kuptuar nëse e përballoni një ushqyerje të tillë./NetDoktori.

Youtube

Arkiva

Kategoritë