Mbi 231 mijë persona janë shënuar të vdekur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që prej fillimit të pandemisë, prej të cilëve 626 humbën jetën mbrëmë.
ShBA vazhdojnë të jenë vendi më i prekur nga COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 51 mijë e 35 të infektuar, duke e cuar kështu numrin total të të infektuarve në afro nëntë milionë, transmeton Klan Kosova.
Bazuar në numrin e të infektuarve, shteti i Teksasit ka shifrat më të larta në mbi 900 mijë, ndërsa për nga numri i vdekjeve prinë Nju Jorku me më shumë se 30 mijë viktima.












