Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Spanja bëhet vendi i parë në Evropën Perëndimore, që tejkalon shifrën e mbi një million të infektuarve me COVID-19

Spanja ka kaluar mbrëmë shifrën e mbi një million të infektuarve me coronavirus, pas vetëm gjashtë javëve kur edhe u bë vendi i parë në Evropën Perëndimore, që regjistroi 500 mijë raste me COVID-19.

Sipas të dhënave të reja, në këtë vend janë regjistruar 1.046.641 raste të infektimit me coronavirus. E gjatë javës së kaluar, në këtë vend humben jetën 575 persona, ku numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në 34.366.

Siç raporton The Guardian, ky vend po mendon të aplikojë orën policore. Megjithatë, politikanë të caktuar konsiderojnë se kjo do të rrezikonte përpjekjet që janë arritur gjatë valës së dytë të coronavirusit.

Kryesorja e rajonit të Madridit, Isabel Diag Ajuso, ka premtuar masa që do të lidhin shëndetin me ekonominë, duke theksuar se për të është e rëndësishme që ekonomia të mos pësojë më shumë./Familjajonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë