Nëse ju keni fëmijë të vegjël dhe që janë të afërt në moshë, është e vështirë për t’u orientuar diku tjetër.
Ndonjëherë ndiheni të rraskapitur dhe nuk dini si t’ia bëni që të gjeni kohë për pushim ose dicka tjetër, mirëpo keni nevojë urgjente për një shkëputje momentale.
Janë disa ide që ta mbani fëmijën tuaj të zënë, ndërkohë që ju ta shfrytëzoni atë periudhë për të pushuar ose dicka tjetër.
Si ide kreative dhe që kënaq të dyja palët është luajtja e ndonjë loje. Një lojë e cila do ua mundësonte edhe të luani edhe të pushoni është loja “Mos e zgjo dragoin”.
Kjo lojë zhvillohet në atë mënyrë që ju merrni një top ose cfarëdo gjëje që fëmija juaj ka qejf dhe e mbani në duar. Ndërkohë sa e mbani në duar topin ju duhet të shtriheni për të fjetur dhe të prisni fëmijën tuaj që të vijë ta marrë topin. Gjatë kësaj loje edhe pushoni edhe luani njëkohësisht.
Ka edhe shumë lojëra të tjera kreative të këtij lloji. E rëndësishme është të pasurit e ideve në mënyrë që të funksionojnë më fëmijën tuaj. /familjajone












