Pre, Kor 3, 2026
Banner Top
Banner Top
Gjendet lidhja në mes të ADN dhe të shkruarit me dorë të majtë

Shkenctarët tashmë kanë gjetur lidhje në mes të ADN dhe të shkruarit me dorën e majtë. Udhëzimet e gjetura shpalosin po ashtu ndryshimet në strukturën dhe funksionin e trurit të mëgjarashëve, sidomos në pjesët që kanë të bëjë me gjuhë.


Ekipi në Universitetin e Oksfordit, që njëkohësisht zhvilloi këtë studim, thotë se njerëzit majtakë janë më të mirë në aspektin e të folurit dhe gjuha e tyre është më e rrjedhshme sesa personat që shkruajnë me dorë të djathtë.
Për të gjetur këtë lidhshmëri, shkencëtarët iu drejtuan Biobankut në Mbretërinë e Bashkuar, vend në të cilin u studiuan afro 400 mijë kode gjenetike të ADN, ku shumë se 38 mijë prej tyre dolën majtakë.


Në mes të djathtakëve dhe të majtëve u vërejtën ndryshime të theksuara citoskeletore, me ç’rast u vu në pah edhe ndryshimi në strukturën e trurit.
“Për herë të parë kemi qenë në gjendje të vërtetojmë këto ndryshime citoskeletore te njerëzit që lidhen me dorën dhe shkaktojnë ndryshim në tru”, shprehet Prof Douaud për BBC, që është vetë i majtak.


Në strukturën e trurit të të majtëve vërehet se dy hemisferat e tij janë më të bashkuara me njëra-tjetrën dhe më të koordinuara në rajonet e përfshira në gjuhë.

Këto të dhëna u japin hapësirë studiuesve që të spekulojnë në lidhje me aftësitë më të mira verbale të mëgjarashëve në raport me të djathtit.
Studimi gjithashtu tregoi se personat që shkruajnë me dorë të majtë janë më pak të rrezikuar nga sëmundja psikike e skizofrenisë dhe nga sëmundja neurodegjenative e njohur me emrin Parkinson.


Pas këtyre gjetjeve shtrohet një tjetër çështje. A e ndryshon kjo faktin se të qenurit majtak në shumë kultura të ndryshme do të thotë i pafat, apo mbetet ende etiketimi i njëjtë për mëngjarashët? Kjo pyetje ende nuk ka përgjigje, mirëpo ajo se çfarë mund të thuhet është se të jesh majtak është pasojë e biologjisë zhvillimore të trurit dhe nuk ka lidhje me fatin ose keqdashjen, ndonëse në shumë gjuhë majtakët në mënyrë indirekte etiketohen si “të ngathët” ose “ jo të drejtë”, të pakten gjuhësisht.

Supozohet se faktori gjenetik luan rol vetëm 25 për qind në të qenurit të majtë, ndërsa faktori mjedisor 75%. Kur ia shtojmë faktin se nga kjo përbërje gjenetike është gjetur vetëm një për qind dhe për më tepër në një popullsi të ngushtë britanike, atëherë kuptohet se ka edhe shumë punë për t’u bërë deri në fund.


Pra nevojitet edhe shumë punë për të kuptuar përbërësin gjenetik që ndikon se me cilën dorë të shkruajë njeriu, anipse faktori mjedisor është më determinues në këtë proces.

Youtube

Arkiva

Kategoritë