Në shoqëritë ende në tranzicion, homoseksualizmi ende konsiderohet si një dukuri jonormale dhe që bie ndesh me normat e sjelljes së vendit përkatës.
Përkundër stigmatizimit (ngacimimeve, përqeshjeve) ndaj të cilit janë të ekspozuar, personat homoseksualë kanë sjellje krejtësisht normale dhe përshtaten mjaft mirë me cilëndo mënyrë jetese.
Anketimet e bëra nga psikologë si Kinsey, Levit dhe Klasen tregojnë njëzëri se, ndonëse merret si një sjellje e zakonshme, diku rreth 37% e respodentëve kanë pasur përvoja homoseksuale, megjithëse vetëm 3 për qind nga këta janë homoseksualë të njëmendët.
Studimet e bëra lidhur me emocionet dhe aftësinë e përshtatjes së homoseksualëve japin rezultate të mira. Shumica e të deklaruarve si të tillë janë shumë të lumtur dhe mjaft mirë të përshtatur në shoqëri, për rrjedhojë preferencat paksa të çuditshme seksuale nuk kanë ndikuar aspak në mënyrën e jetës përtej seksualitetit.
Arsyet se pse shfaqet seksualizmi edhe sot janë të paqarta. Disa mendojnë se homoseksualët i formojnë preferencat e tyre seksuale pa e pasur ende të përjetuar përvojen e parë seksuale. Përkundër shumë përpjekjeve për t’i dhënë shpjegim shkencor kësaj dukurie, akoma nuk ka ndonjë përgjigje të saktë lidhur me shkaqet e homoseksualitetit./Familja Jonë












