Fobi(frikë), shpesh nuk mund te shpjegohet origjina e tyre, por sipas studimeve të deri tanishme shumica e njerëzve vuajnë nga ndonjë frikë.
Madje thuhet që jo të gjitha fobitë janë klasike, nga ato që dëgjojmë më shpesh si klaustrofobia (frikë nga hapësirat e mbyllura) apo agorafobia (frikë nga mjedisi i hapur, bosh).
Ato janë të shumta dhe të
ndryshme.
1. Agorafobia – Vuajnë persona që
kanë frikë nga mjediset e hapura, i zë ankthi sepse druhen se nuk mund të
kontrollojnë dot situatën. Personat që vuajnë nga kjo fobi nuk kanë frikë vetëm
nga mjediset e hapura, por shpesh edhe nga hapësirat publike, stacionet e
autobusëve, trenave apo metrove.
2. Ksenofobia – Bëhet fjalë për frikën ndaj personave të
ndryshëm nga ne, persona me fe, kombësi, ngjyrë tjetër. Shpesh shkakton diskriminim.
Është një prej fobive më të përhapura dhe ku lëvizjet politike ekstremiste
shpesh kërkojnë të fitojnë elektorat.
3. Araknofobia -Jo të gjithë i kanë qejf merimangat, por ka disa që i kanë tmerr dhe i zë paniku. Kush vuan nga kjo fobi nuk trembet vetëm kur vihet në kontakt pamor apo fizik me to, por edhe kur i sheh në foto apo vizatime.
4. Kulrofobia – Është e rrallë dhe përgjithësisht prek më shumë fëmijët. Është frika ndaj kllounëve. Edhe pse nga kjo fobi mund të vuajnë shumë fëmijë, sërish kllounët mbeten një mënyrë mjaft e përhapur argëtimi.
5. Akrofobia -Është frika nga lartësitë, një ndër fobitë më të përhapura.
6. Klaustrofobia– Frika nga ambientet e vogla dhe të mbyllura. E keni parë filmin “Buried”, kur kamionisti Paul varroset i gjallë vetëm me një çakmak dhe celularin e tij? Nëse e keni parë atëherë nuk rrezikoheni nga kjo frikë.
7. Hidrofobia– Është frika nga uji. Vetë kjo fobi ndahet në dy nëndegë të mëdha; akuafobia, që është frika për të hyrë në ujë dhe talasofobia, frika nga deti.
8. Niktofobia– Është frika ndaj errësirës. Në listën e përpiluar nga Yahoo në bazë të kërkimeve në motorin e saj radhitet e fundit, por është një ndër fobitë më të përhapura dhe e shfrytëzuar gjërësisht në skenat e filmave horror.