Sallatë e shpejtë
Gatuar nga: Jusuf N. Islami
Sallatë e gjelbër
Karrotë
Djath
Tranguj
Badema
Limon
Vaj ulliri
Fasule e konservuar
Sallata e gjelbër – 90 % e saj përbën ujë, I cili shuan etjen e urisë dhe ndihmon në pastrimin dhe hidratimin e organizmin, ndërsa pjesën tjetër e bënë koncetrati I mineraleve dhe vitaminave.
Karrota – vlerat e karrotës janë të mëdha dhe shumë të rëndësishme për organizmin tonë. Ajo shërben për : kujdesin e syve, dobi në sistemin kardiovaskular, forcon sistemin imunitar, spastron trurin, parandalon plakjen, parandalon sulmin në tru.
Djath – Djathi i shërbyer (40 gram) është një mënyrë e mirë, për të përmbushur 2 nga 3 masat e rekomanduara për njerëzit nga Këshilli i Shëndetit dhe i Kërkimeve Mjekësore. Megjithatë, djathërat e pasur në kalcium, mund të kenë yndyra të ngopura, prandaj mënyra më e mirë do të ishte përzgjedhja e atyre me yndyrë të reduktuar. Konsumoni një shumëllojshmëri djathërash, duke reduktuar djathërat me yndyrë të lartë.
Tranguj – Trangulli përmban 95% ujë! Kjo do të thotë së ngrënia e tij ju mban të hidratuar dhe zëvendëson sasinë e ujit që ju duhet të pini në ditë.
Trangulli ka një numër të pafund vitaminash dhe mineralesh për të cilat trupi ka nevojë: vitamina K, B dhe C, bakër, potas dhe magnez. Kastraveci përmban gjithashtu polifenole, për të cilat thuhet se ulin rrezikun e sëmundjeve kronike.