Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Shenjat që tregojnë se keni mungesë të vitaminës C

Cila është sasia optimale?

Nëse ushqeheni sipas një diete të balancuar është më e lehtë të përfitoni sasinë e nevojshme të vitaminës C. Gratë të cilat nuk janë duke ushqyer fëmijë me gji duhet të marrin dozën ditore prej 75 miligram në ditë, meshkujt 90 miligram. Trupi nuk e prodhon vetë apo ta depozitojë atë prandaj duhet të konsumoni ushqime për ta përftuar atë përditë. Nëse do të hanit ½ e një tasi me speca të kuq, ¾ e një gote me lëng portokalli do të përfitonit dozën normale ditore, ndërsa në rast se do të hani ½ e një tasi me brokoli të gatuar do të përfitonit thuajse gjysmën e sasisë ditore të vitaminës C.

Kush priret të ketë nivele më të ulëta?

Njerëzit më të prirur për të patur mungesë të vitaminës C janë ata që kanë një dietë të vakët, sëmundje të veshkave për të cilat cilët bëjnë dializë, personat që konsumojnë shumë alkool dhe duhanpirësit. Për të riparuar dëmin e shkaktuar nga radikalet e lira që formohen kur pini duhan do të duhet të merrni shtesë 35 miligram vitamine C në ditë.

Plagët shërohen më ngadalë

Kur dëmtoheni niveli i vitaminës C në gjak dhe inde ulet. Trupit i nevojitet vitamina C për të prodhuar kolagjenin, një proteinë e rëndësishme që luan rol në çdo fazë të riparimit të lëkurës.  Vitamina C ndihmon neutrofilet, thënë ndryshe rruazat e bardha të gjakut që luftojnë infeksionet të punojnë më mirë.

Gjakosje e mishrave të dhëmbëve, gjakderdhje nga hunda, lëkurë e mavijosur

Vitamina C mban të shëndetshme enët e gjakut si dhe ndihmon në mpiksjen e gjakut. Kolagjeni është gjithashtu thelbësor që dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve të jenë të shëndetshëm. Sipas një studimi njerëzit me probleme të mishrave të dhëmbëve të cilët konsumuan qitro për 2 javë vunë re se gjakderdhja nga mishrat e dhëmbëve u pakësua. 

Shtimi në peshë

Një studim i disa kohëve më parë  ka treguar për një lidhje mes niveleve të ulëta të vitaminës C dhe sasive të larta të yndyrës në trup, veçanërisht në pjesën e barkut. Kjo vitaminë mund të luajë rol në mirëfunksionimin e organizmit për djegien e yndyrave.

Lëkurë e thatë, me rrudha

Njerëzit që ndjekin një dietë ushqimore të shëndetshme, të pasur me vitaminë C duket të kenë lëkurë më të lëmuar dhe të butë. Kjo për një arsye të mundshme sepse vitamina C është antioksidant që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës ndaj radikaleve të lira. Radikalet e lira dëmtojnë proteinat madje dhe ADN.

Ndiheni të lodhur dhe të nevrikosur

Sipas një studimi 6 nga 7 burra që kishin nivele të ulëta të vitaminës C pohuan se ndiheshin të lodhur dhe të irrituar. Ky mund të jetë një shkak megjithëse mund të jenë edhe faktorë të tjerë që ndikojnë. Një tjetër studim që përfshinte rreth 141 punonjës zyre doli në përfundimin se duke u dhënë atyre vitaminë C ndiheshin më pak të lodhur brenda 2 orëve. Më pas efekti zgjati për gjatë gjithë ditës.

Imunitet i dobët

Duke qenë se vitamina C merr pjesë në shumë funksione të sistemit imunitar, duhet të dini se duke patur nivel të ulët të saj, ka më shumë gjasa të sëmureni më lehtë dhe të merrni veten me vështirësi. Ka disa të dhëna se vitamina C mund të ndihmojë në mbrojtjen nga sëmundjet siç mund të jetë pneumonia apo infeksionet e fshikëzës urinare si dhe mund të reduktojë mundësinë për të shfaqur sëmundje zemre dhe disa lloje kanceri.

Humbja e shikimit

Nëse keni degjenerim makular të lidhur me moshën, gjendja mund të përkeqësohet më shpejt me mungesën e vitaminës C, antioksidantëve të tjerë si dhe mineraleve të caktuara. Duke marrë sasi të mjaftueshme të vitaminës C nga ushqimet mund të ndihmojë në parandalimin e kataraktit por për të kuptuar më shumë rreth kësaj lind nevoja e kryerjes së më shumë studimeve.

Skorbuti

Para viteve 1700 kjo sëmundje pothuajse vdekjeprurëse ka qenë shumë e përhapur tek marinarët. Në ditët e sotme kjo është relativisht e rrallë por përsëri mund të ndodh nëse merrni vetëm 10mg vitaminë C në ditë ose më pak. Njerëzit me skorbut kanë gjithashtu probleme me rënien e dhëmbëve, thyerjen e thonjve, dhimbjen e nyjave, kocka të brishta. Kur arrini nivelet e duhura të vitaminës C këto simptoma fillojnë të përmirësohen nga dita në ditë dhe zakonisht ky problem kurohet për 3 muaj.

Youtube

Arkiva

Kategoritë