Të urinuarit shpesh gjatë natës, përveç se është procesi i bezdisshëm dhe jo i rehatshëm, mund të tregojë edhe për probleme serioze shëndetësore. Njëri ndër ta ka gjasa të jetë edhe presioni i lartë në gjak.
Bazuar në disa kërkime të prezentuara në mbledhjen e Shoqërisë Europiane të Kardiologjisë për këtë çështje, del se përdorimi i tepërt i kripës dhe presioni i lartë në gjak (hipertensioni) janë të lidhura direkt me të urinuarit shpesh gjatë natës, përderisa do duhej të ishim duke fjetur.
Është vetë Satoshi Konno, njëri ndër inicuesit kryesorë të këtyre kërkimeve, i cili shpjegon këtë çrregullim në sistemin e organeve uro-gjenitale.
“Studimi ynë tregon se të urinuarit shpesh gjatë natës, problemi i quajtur nokturia në gjuhën mjekësore, mund të ndodhë kur ju keni presion të lartë të gjakut ose kur keni lëngje të tepërta në trup”, shprehet ai, transmeton uebsajt shëndetësor Health.
Po ashtu, në po ato kërkime, tregohet se edhe konsumimi i kripës është jo pak i rëndësishëm në këtë mes. Kjo përzierje bën që trupi juaj të jetë i prirur t’i mbajë lëngjet e shumta, kësisoj shkaktohet presioni i lartë i gjakut, e që më vonë përkthehet në urinim të shpeshtë.
Por nuk është vetëm hipertensioni shkaktari kryesor i nokturisë. Më poshtë po i listojmë edhe disa arsye të tjera se pse ndodhë ky proces i përseritshën në trupin tonë.
- Trupi juaj prodhon urinë më shumë se te njerëzit e tjerë
Një problem tjetër i quajtur poliuria nokturale mund të jetë njëra ndër arsyet e daljes së shpeshtë në banjo për të urinuar. Poliuria nokturale njihet ndryshe si problem fiziologjik, ashtu që trupi i individit që ka këtë sindromë prodhon urinë më shumë natën sesa ditën. Bazuar në raportin e Shoqërisë Amerikane të Nefrologjisë, del se pacientët me një problem të tillë prodhojnë 33% më shumë urinë natën sesa ditën.
Problemet me zemër dhe problemet neurologjike siç janë sëmundja e Pakrinsonit ose Alzhemimerit, janë dy prej shkaqeve që mund ta shkaktojnë poliurinë nokturale.
- Probleme me fshikëz të urinës
Në këtë rast fshikëza e urinës ka kapacitet të ulët për mbajtjen e urinës dhe ndikon kështu në nevojën për urinim të shpeshtë. Janë disa shkaktarë që ndikojnë në shfaqjen e këtij problemi, por si më të paraqiturit janë infeksionet dhe inflamacionet të cilat bëjnë që trupi juaj të urinojë me shumë se 5-6 herë brenda natës, në mënyrë që të zbrazet fshikëza urinare.
- Ju thjesht nuk fleni mirë
Disa njerëz zgjohen shpesh nga gjumi gjatë natës dhe urinojnë disa herë. Kjo ndodhë se të zgjuarit shpesh gjatë natës shkakton urinim po ashtu të shpeshtë, problem ky që jo domosdoshmërisht lidhet me fshikëzen urinare.













