Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 3 pacientë me koronavirus.
Kështu ka njoftuar drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Naser Ramadani në një konferencë për media bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtorin e SHSKUK-së, Valbon Krasniqin.
Gjithashtu, për 24 orë janë konfirmuar 181 raste të reja me COVID-19 dhe 125 të shëruar.












