Gjithmonë është rekomanduar mbajtja e maskës, si masë mbrojtëse ndaj infektimit me Covid-19. Mbron njerëzit e shëndetshëm nga infektimi, derisa personave të infektuar ia parandalon transmetimin e virusit në persona tjerë.
Hulumtues nga Universiteti i Kalifornisë – Davis, kanë kryer studim për të kuptuar se si po ndikon maska në uljen e rrezikut nga infektimi me virus, transmeton nd. Dhe sipas rezultateve të tyre mbulimi i gojës dhe hundës e ulë rrezilun e infektimit për 65%.
Ky lajm u transmetua nga mediat britanike.
“Të gjithë duhet të vendosin maskë”, tha Dr. Dean Blumber – shef i repartit të infektivës pediatrike në spitalin e fëmijëve UC Davis.












