Qysh nga marsi, Kosova po lufton me virusin Covid-19. Në mesin e shumë të infektuarve, nuk shpëtuan as mantelbardhët, ata që ende vazhdojnë të jenë në vijën e parë të frontit.
Por, Klinika Infektive është vendi ku po zhvillohet lufta për jetën. E edhe aty, mantelbardhët po japin gjithçka nga vetja.
E fjalë emocionuese pikërisht për këta luftëtarë ka shkruar dr. Dafina Krasniqi.
Ajo u ka bërë lutje qytetarëve që për hir të gjithë atyre punonjësve shëndetësorë, të respektojnë masat e IKSHPK-së.
Ja postimi i plotë:
Para muajit Mars , askush nuk e dinte se SARS-cov-2 ekzistonte.,te infektuarit e parë ishin ne muajin Mars Mobilizimi ishte i menjëhershëm nga të gjithë sektorët që lidhen me shëndetin e qytetarëve.
U morën masa të menjëhershme duke u mbyllur shkollat, bizneset e shumëçka tjetër, si dhe u izoluan edhe shumë komuna.
Por, edhe pas gjithë këtyre masave, Kosova nuk mundi t’i shpëtoj përhapjes së këtij virusi.Kosova nga Marsi po bashkjeton me covid 19
E adresa për personat që kishin shqetësime për shëndetin e tyre e atyre që vërtetohej se ishin prekur me Covid-19 ishte Klinika Infektive. Mjekët dhe infermierët ne zemren e covid 19 perkatsisht ne kliniken infektive tashmë janë mësuar që veshjen, maskat dhe mburojën ta mbajnë me orë të tëra, Klinika infektive shpesh herë ishte sfiduar nga gripi i rënde sezonal por papritmas u përball me një virus që vazhdontë të përhapej përmes njerzve në të gjithë vendin tonë.Te hysh ne kliniken infektive sheh ankth qe te shoqero koridoreve por nje moment duhet ta largosh nga vetja ate ankth me mendimin qe mjeket dhe infermieret e kl infektive jane duke u perball me armikun e padukshem tash e disa muaj.Neper koridore sheh bombola te oksigjenit qe jane te nevojshme per pacientet me covid 19,sheh pacienta disa ne gjendje me te renduar e disa me te lehte po per te gjithe te shtriret aty klinika infektive u bo shtepia e dyte e tyre,dhe menzi presin te sherohen dhe te jenë te lire,
Infermieret dhe mjeket gjithmone ne gjendje gatishmerie perkunder temperaturave te larta me masat mbrojtse por gjithmon te perkushtuar te cilët përkundër rrezikut nga kjo pandemi janë vërtet heronj ,shembull i etikës se komunikimit ndaj pacientit, taman me vlera të larta njerëzore e profesionale ndër to përkushtimi kujdesi dhe dashuria ndaj pacientit, kurrë tash e disa muaj nuk kane rreshtuar së qëndruari pran pacientit.
Miqt e mi ju qe jeni ne zemren e covidit ne qendren e ktij virusi te padukshem zoti ju ruajt
Ju lutem shume per hire te djerseve te mantilbardheve, per hire te familjareve tuaj respektoni rekomandimet e IKSHPK.
Vendose masken, mbaje distancen dhe higjenen personale.
Virusi eshte shume i rrezikshem. Shume me shume se ju qe e paramendoni!