Mar, Pri 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Pejë, 77 pacientë me koronavirus, 7 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës, janë duke u trajtuar 77 pacientë me COVID-19.

32 prej tyre janë në oksigjeno-teraoi, 7 të tjerë në gjendje të rëndë, ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje stabile.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 77 pacientë me Covid-19. 32 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 7 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.
Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit kemi pasur dy raste të vdekjeve. Një paciente 78 vjeçare e konfirmuar pozitiv me test të Covidit -19 ka vdekur, si dhe një pacient i moshës 71 vjeçar i dyshuar por ende pa kryer testin poashtu ka vdekur.
Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 583 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
Nga këta 61 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Gjatë vikendit kanë qenë 11 lindje, 5 normale dhe 6 me prerje cezariane. Kanë lindur 11 foshnje 4 të gjinisë mashkullore dhe 7 të gjinisë femërore..
Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 12 operacione, ndërsa 452 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,505 analiza”, shkruhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë