Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Kardiologët nga salla operative “aman kujdes se keni  me mbetur pa mjek”

Kosova ka hyrë në zonë të kuqe alarmante ne javët e fundit sa i përket numrit të të infektuarve nga virusi Covid- 19. Infektimi për fat të keq nuk la të paprekur edhe në stafin mjekësore.
Raportohet për rreth 300 punëtorë shëndetësorë të profileve të ndryshme të cilët janë konfirmuar bartës të infekcioni me Covid -19.

Natyrshëm restrikcionet ndjehen në vendet e punës e sidomos shqetësuese brenga është në shërbimet jetike që përveç që kërkojnë angazhim momental e invaziv, kërkojnë staf të mjaftueshëm për shkak të specifikave të shërbimeve.
Mjekët janë të brengosur! Sonte nga salla operative kardiologët tanë bëjnë apel për kujdes. Për neve dhe gjithsecilin që në një moment mund të kemi nevoj për ta, e ata nuk do jenë aty ngaqë restrikcioni i përsonelit shëndetësor ka filluar të ndjehet edhe në shërbimet qenësore siç është Kardiologjia Invazive.

Ky është posti i tyre i plotë:

” Duke mos pasur kohe te presim rezultatin per Covid!
Aman kujdes, se nuk do te mbetet asnjeri nga ne qe t’iu sherbej pasi te jemi infektuar qe te gjithe me Covid! “

Postin e tyre e kanë shoqëruar me këto fotografi.

Youtube

Arkiva

Kategoritë