Hulumtimi i publikuar në revistën shkencore Lancet ka arritur në përfundim se ka pasoja të reja nga coronavirus Covid-19.
Nga ky studim po rekomandohet se virusi nuk po i prek vetëm rrugët e frymëmarrjes, por po shkakton edhe pasoja tjera, si: infarkt, ankth të theksuar, konfuzion e lodhje të tepërt.
Shkencëtarët britanik nga fusha e neurologjisë kanë mbajtur nën mbikëqyrje 153 pacientë me Covid-19, dhe u vu re se shumë prej tyre kanë pasur mpiksje gjaku në pjesë të ndryshme të trupit. Përveç në mushkëri, trombet janë krijuar edhe në tru, zemër e deri tek këmbët.
Ajo që është më shqetësuese sipas mjekëve, është se janë krijuar disa trombe në të njejtën kohë, prej të cilave ngjallen dyshime. Për të shpëtuar pacientë, në shumë raste është nevojitur përdorimi i ilaçeve të forta për hollimin e gjakut.
Ekspertët i lidhin këto raste me virusin që shkaktoi pandemi, sepse raste të tilla të mpiksjes së gjakut janë shfaqur në fillim të këtij viti, pra kur në Britani veçse ka filluar përhapja e coronavirus Covid-19./NetDoktori













