Pre, Kor 3, 2026
Banner Top
Banner Top
Situata në Infektivë, Hoti: Organet përkatëse po bëjnë punën e tyre

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka folur për situatën e re që ka qenë sot në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Ai në një konferencë për media ka thënë se është duke u bërë maksimumi për shpëtimin e jetës së pacientëve.

“Nuk mund të komentojmë ato që fliten, organet përkatëse do ta bëjnë punën e tyre dhe çfarëdo që të identifikojnë do të merren veprimet në përputhje me ato gjetje”.

“Por, ato që unë kam kërkuar dhe jam siguruar që personeli shëndetësor është duke e bërë maksimumin për t’u dalë në ndihmë qytetarëve në nevojë”, ka thënë Hoti.

Hyrjet dhe daljet e Infektivës sot janë mbyllur në mëngjes nga Policia e Kosovës, aty dyshohet se janë nxjerrë katër trupa të pajetë që ishin të prekur me Covid-19.

Youtube

Arkiva

Kategoritë