Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Pasojat nga dhuna psikologjike

Më shumë se 50 për qind e burrave dhe grave amerikane kanë përjetuar dhunë psikologjike nga partneri. Ky studim është kryer nga National Coalition Against Domestic Violence në SHBA, duke tentuar që të jepet dritë më shumë lidhur me abuzimin psikologjik.

Më poshtë do të mund t’i lexoni disa fakte që tregojnë se dhuna verbale shpeshherë mund të jetë edhe më e dëmshme se ajo fizike:

Mund ta dëmtojë vetëbesimin

Nëse jeni në një lidhje abuzive për një periudhe të gjatë, kjo gjë mund të ndikojë në vetëbesim dhe mund të ju dërgojë edhe në probleme mendore.  Studimet tregojnë që eksperiencat e tilla, lënë shumë  pasoja tek të dy palët, por sidomos tek viktima.

Miqtë dhe familja nuk dinë asgjë, prandaj nuk ju ndihmojnë

Abuzimi fizik normalisht lë shenja, prandaj edhe ndihma nga të afërmit mund të jetë më e shpejtë. Kurse dhuna psikologjike është shumë më e fshehur dhe madje studimet tregojnë që njerëzit kanë tendencë të ndjenjë më shumë empati ndaj personave që janë të abuzuar fizikisht, se sa ndaj atyre që kanë përjetuar dhunë psikologjie.

Mund të shkaktojë migrenë

Sipas Pub Med, personat që përjetojnë dhunë verbale, kanë 4 herë më shumë mundësi të preken nga migrena se sa personat që nuk përjetojnë një dhunë të tillë. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë