Në mars, ajo shkroi një status në Twitter ku tregonte se si miku i një miku të saj “kishte ndërruar jetë pasi u infektua me COVID-19” dhe u bëri thirrje fansave të saj të praktikojnë distancën sociale.
Ndërsa të enjten, Bebe Rexha zbuloi se prindërit e saj kanë pasur coronavirus gjithashtu.
“Ata u sëmurën … dhe ishin shumë të sëmurë për tri javë, dhe u acarova shumë”, tha këngëtarja 30 vjeçare, për TV Extra.
Bebe Rexha jeton në Los Angeles dhe prindërit e saj banojnë në New York dhe ajo pranoi që kishte shikuar mundësitë për të udhëtuar dhe shkuar pranë tyre, ndonëse ishte e pamundur për shkak të bllokimit të kufijve.
“Unë isha duke menduar për të bërë të gjithë rrugën me veturë…të kujdesesha për ta … Ata ishin aq të gatshëm për të mos na pasur mua dhe vëllain tim atje, por më në fund ata u bënë më mirë”, tha ajo.
Këngëtarja e lindur në Brooklyn të New Yorkut tregoi se ajo e ka kaluar kohën e izolimit duke provuar receta të reja gatimi dhe është përpjekur të qëndrojë pozitive.













