Klinika Infektive njofton se në këtë klinikë janë të shtrirë 11 persona me koronavirus.
“Në klinikën Infektive, sot me 14.05.2020, janë të shtrirë 11 raste me Covid-19.
Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është si vijon:
7 raste janë në gjendje stabile, 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive prej të cilëve 2 pacientë janë në gjendje më të rënduar dhe janë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv”, shkruhet në njoftim.