Meksika në vetëm 24 orë ka shënuar 353 vdekje nga koronavirusi.
Ministria e Shëndetësisë në Meksikë ka konfirmuar se janë edhe 1.997 raste të reja me koronavirus.
Presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador, ka thënë që tani do të fillohet rihapja e ekonomisë së vendit, sidomos për industrinë e motorëve.
Kjo pasi qeveria amerikane dhe prodhuesit e makinave i kanë bërë thirrje Qeverisë së Meksikës që të rihapin fabrikat që i shërbejnë tregut amerikan.