Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Si u përhap virusi nga fshati i vogël austriak në pesë kontinente!

Nga fshati turistik austriak Ischgl, koronavirusi ka udhëtuar në pesë kontinente , sipas shtypit të huaj.

Në qendrën e njohur të skive, janë infektuar adhurues të këtij sporti nga pjesë të ndryshme të botës. Sipas Shoqatës austriake për Mbrojtjen e Konsumatorit (VSV), që ka njoftuar për padinë kolektive të infektuarve, deri më tani janë 5.384 persona që pretendojnë se janë infektuar në Ischgl dhe në një masë më të vogël në vendpushimet e tjera në provincën e Tirolit, San Anton dhe Selden.

Shumica e trye janë nga Gjermania, të pasuar nga shtetas holandezë, britanikë, zviceranë, danez e së fundi duket se padisë po I bashkohën edhe 34 qytetarë amerikanë. Rastet e dokumentuara sakaq janë pothuajse nga të gjitha anët e botës, nga Brazili, Singapori, Zimbabve, Australia dhe Kamboxhia.

Sipas revistës vjenezë “Profil”, këto shifra “nuk janë fryrë”, por tregojnë vetëm një përqindje të vogël të të gjithë të infektuarve në qendrën e skijimit. Në Ischgl, rezulton të jenë infektuar edhe 42 norvegjezë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë