Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Shoqata e Mamive të Kosovës japin informata për gratë shtatzëna

Shoqata e Mamive të Kosovës, ka njoftuar përmes një postimi në llogarinë zyrtare të Facebookut – lidhur me dilemën sa a mund të marrin shërbime shëndetësore në këtë kohë.

“Të dashura shtatzëna,

Sot po ju shkruaj për të ju larguar dilemen se mundeni apo jo të vini në shërbime shëndetësore në kohën kur Koronavirusi Covid-19 po ua pamundëson qytetarëve të Republikës së Kosovës të dalin nga shtëpia.
Siç jeni të informuara që Pandemia tashmë e shpallur nga OBSH-ja ka prekur pothuajse gjithë botën dhe është e kuptueshme që edhe ju të mos ndiheni ë sigurta kur brenda vetës keni një bebe të cilën e dashuroni ende pa e parë dhe ju mund të jeni të brengosura se ky virus mund të bartet apo jo tek ju.
Pra, momentalisht nuk e dimë se a janë shtatzënat më në rrezik që ta marrin Covid-19 apo jo por në Kosovë ende nuk është shenuar ndonjë rastë që një shtatzënë është me Covid-19.
A ka vend për panikë❓
Mos bëni panikë, POR përmbajuni rekomandimet nga ekspertët.

Ju duhet të lajmëroheni në spital nese keni këto shenja:
✅ KONTRAKSIONE TË RREGULLTA
Gjatë gjithë shtatzënisë ju mund të keni shtrëngime në bark – këto janë kontraksionet Braxton Hicks. Si shenjë se lindja ka filluar është kur kontraksionet paraqiten çdo 5 minuta, zgjasin rreth 60 sekonda dhe bëhen gjithnjë e më të forta. Gradualisht kontraksionet do të zgjasin më tepër, do të jenë më të forta dhe më të shpeshta.
✅ GJAKRRJEDHJA NGA VAGINA
Pak para lindjes del nga vagina një copë mukusi i përzier me sasi të pakët gjaku. Nëse humbni më tepër gjak kjo është shenjë rreziku dhe menjëherë duhet të shkoni në spital.
✅ PËLCITJA E UJORIT
Bebja juaj brenda në mitër noton në ujë. Në momentin kur pëlcasin cipat e ujorit duhet të shkoni në spital.

Nëse ju shkoni në spital dhe të qëndroni aty duhet që t’i shmangni: ✅Kontaktin me këdo që kollitet dhe teshtit
✅Pastroni duartë shpesh me sapun dhe ujë së paku 20-30 sekonda ose dezinfektues me bazë alkooli
✅Mbulimi i gojës dhe hundës me një facoletë ose bërryl gjatë kollitjes dhe teshtitje
✅Ajrosni dhomën ku qëndroni
✅Ushqehuni shëndetshëm dhe pini shumë langje
✅Mbajtja e distancës

Përjetoni çdo moment të shtatzanisë 🤰🏼
Shëndet e dashuri ❤️”, shkruhet në njoftimin e Shoqatës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë