62-vjeçari nga Dumnica është shëuar nga koronavirusi.
Këtë e ka konfirmuar ai vet për mediat. Thotë se ka dal negative në testin për koronavirus dhe pritet të lirohet së shpejti.
“Na kanë lajmëruar, në spital jemi ende, na kanë lajmëruar që sot na lirojnë, kur na lirojnë nuk e di. Po i kam kry të gjitha, testi i fundit më ka dal negativ”, ka thënë ai për Gazetën Sinjali.
62-vjeçari nga fshati Dumicë i Podujevës i cili ka qenë i infektuar me koronavirus e ka mundur atë, gjatë ditës së sotme pritet të lirohet nga Klinika Infektive.
62-vjeçari kishte ardhur nga Itali javë më parë dhe kishte rezultuar i infektuar me virusin Covid-19.