Edhe dy raste të konfirmuara me COVID-19 në Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ku është bërë e ditur që me metodën RT-PCR janë testuar 20 mostra të dyshimta me virusin SARS-CoV-2 dhe dy prej tyre janë pozitive.
Sipas IKSHPK-së, dy rastet pozitive janë raste kontakti njëri me vendbanim nga fshati Petrovë nga Komuna e Shtimes, i gjinisë mashkullore 44 vjeç dhe rasti i dytë me vendbanim në Prishtinë, e gjinisë femërore mosha 39 vjeç.
Përndryshe me konfirmimin e këtyre dy rasteve, në Kosovë tani janë gjithsej 35 persona me koronavirus.












