Nga virusi që lindi në Kinë, tashmë po vuan e gjithë bota.
Ky virus i cili edhe është shpallur pandemi nga OBSH-ja, ka marrë mijëra jetë njerëzish. Në Wuhan, vendi ku “shpërtheu” për herë të parë koronavirusi, janë rikthyer përqafimet pas një lufte të ashpër prej 3 muajsh.
Në një fotografi që është bërë virale në rrjetet sociale, shihet një punonjës i shëndetësisë shihet që përshëndet një koleg të skuadrës mjekësore të Jiangsu, që po kthehej në shtëpi, pasi dha ndihmën e tij në qytetin simbol të epidemisë, për të kapërcyer emergjencën./Familja Jonë














