Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse nuk duhet të brengoseni se çfarë mendojnë të tjerët për ju?

Sa herë e ke lejuar vetën që mendimet e të tjerëve të ndikojnë në jetën tënde?

Në fakt nuk duhet që mendimet e të tjerëve të ju kontrollojnë dhe të ndikojnë në veprimet që ju merrni.

Më poshtë mund të lexoni disa argumente pse nuk do duhej të ju interesonin mendimet e të tjerëve.

Nuk është jeta e tyre POR e juaja

Kjo është e vërteta e thjeshtë. Është jeta juaj dhe në fund të ditës jeni vetëm ju personi i duhur për t’i aprovuar zgjedhjet që bëni.

Vetëm njerëzit mendjengushtë merrem me të tjerët

Kur njerëzit nuk kanë asgjë të rëndësishme që të merren me veten, vendosin që të merren me të tjerët dhe bëjnë thashetheme për të tjerët.

E mira është relative

Në disa raste çfarë është e mirë për të tjerët jo domosdoshmërisht është e mirë edhe për ju.

Youtube

Arkiva

Kategoritë