Shkencëtarët kanë bërë hulumtime të shumta sa i përket lidhshmërisë që ka dieta në shëndetin mendor.
Shumë hulumtime kanë provuar që njerëzit që ndjekin një dietë Perëndimore, pra që përfshihet mishi i procesuar dhe ushqimet e sheqerosura – kanë më shumë rrezik të preken nga ankthi dhe depresioni.
Sipas një hulumtimi të publikuar në Proceedings of the Nutrition Society, njerëzit që ushqehen me ushqime të detit, janë më pak të prekur nga sëmundjet e shëndetit mendor.
Nga të gjitha dietat ajo Meditariane, del të jetë më e shëndetshmja jo vetëm për shëndetin fizik por edhe atë mendor./FamiljaJone