Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
ANESTEZIONI LOKAL NË PROCEDURAT TERAPEUTIKE STOMATOLOGJIKE

Shkruar nga: Dr. Merita Brovina

Disa të dhëna që patjetër duhet ti dini

Shpeshherë stomatologu i juaj ka nevojë që pjesë të nofullës të jenë të pandjeshme në mënyrë që të procedoj me intervenimin e nevojshëm dentar.

Ka lloje të shumëta të anestetikeve lokal që sot përdorën në përditshmërine e punës së stomatologut, duke bërë punën shumë më efektive, jo stresuese për pacientin dhe terapeutin.

 Në tregun bashkohorë farmaceutik anestetiket lokal sot japin shumë më pak efekte anësore se sa me parë.

Anestetikët lokal në përmbajtjen e tyre perveç barit që shkakton mpirjën mund të përmbajnë edhe vazokonstriktorë  që mundëson konstrikcionin apo thënë ndryshe ngushtimin e eneve të gjakut duke bërë anestetikun të zgjasë më shumë dhe të jetë më efektiv.

Kryesisht në praktikat dentare përdorën dy lloje të injektimit të anestetikeve.

Ai bllokues i cili shkakton mpirjën e një ane të plotë të nofullës dhe ai infilitrativ i cili shkakton mpirjën e vetëm një regjioni të vogël.

Injektimi i anestetikut për procedura dentale është i padhimbshëm ose thënë më mirë dhimbja është e intensitetit të vogël sa që nuk shkakton probleme për shumicën e pacienteve.

Gjithsesi tek pacientet me ndjeshmëri më të lartë, apo ata që më shumë se zakonisht kanë frikë nga procedurat dentale, stomatologu vendin e injektimit të anestetikut e lyen me gel special duke shkaktuar edhe mpirjen e vendit te shpimit.

Shumica e pacienteve nuk e ndjejnë shpimin fare, një ndjesi e vogël e dhimbjes vjen si rezultat levizjës së lëngut të anestetikut në inde.

Mpirja e regjionit mund të zgjasë disa ore, duke shkaktuar probleme në të folur apo të ushqyerit në orët e para të injektimit të anestetikut. Gjithashtu është shumë me rendesi të keni kujdes që mos të kafshoni regjionin e buzës apo faqeve në menyre instiktive. Ka rrezik të shaktoni lendime serioze vetës tuaj.

Efektet anesore të anastetikeve lokal në praktikën stomatologjike

Anestetikët lokal të përdorur sot, kanë shumë më pak efekte anësore në krahasim me anestetikët e përdorura dekadave të mehershme. Pothuajse me nje anamnezë dhe egzaminim të kujdesshëm mund të shmangim cilindo efekt anësor apo komplikim të mundshem nga injektimi i anestetikut.

Gjithsesi do përmendim disa prej tyre që ju të jeni të informuar nëse një gjë e tillë ndodh, dhe kur duhet të shqetësoheni dhe të kerkoni ndihmë nga stomatologu  juaj.

Marrje mendësh, vjellje, kokëdhimbje, plogeshti. Disa njerëz mund të pësojnë edhe reakcione alergjike. Në raste të rralla mund të shfaqet edhe cianoza e cila vjen si rezultat i mosoksigjenimit adekuat të gjakut.

Në raste të rralla pacientet mund të përjetojnë edhe gjendje të Sindromes Depresive gjatë së cilit Sistemi Nervor Qendror ulë jashtzakonisht funkcionin, duke pësuar me crregullime në sistemin e frymemarrjës dhe atë kardiovaskular.

Dozat e mëdha të injektuara mund të shaktojnë gjendje serioze për shëndetin duke shkuar edhe deri në rrezikshmëri jete.

Youtube

Arkiva

Kategoritë