Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
A ndikon moti në përvojën tonë të dhimbjes?

Një studim i ri zbulon se, për njerëzit që jetojnë me artrit dhe kushte të tjera që shkaktojnë dhimbje kronike, një lloj i caktuar i motit rrit dhimbjen.

Hulumtimi i ri konfirmon që moti i lagësht dhe me erë mund të përkeqësojë dhimbjen për disa persona.

Shkencëtarët në Universitetin e Mançesterit, kanë lansuar gjetjet e një studimi të ri që ekspozon një lidhje midis dhimbjes kronike dhe ditëve të lagështa, me erë me presion të ulët atmosferik.

“Moti është menduar të ndikojë në simptomat te pacientët me artrit që nga Hipokrati”, thotë autori i studimit Prof. Will Dixon.

“Rreth tre të katërtat e njerëzve që jetojnë me artrit besojnë se dhimbja e tyre ndikohet nga moti.”

Studimi përfshiu më shumë se 13,000 njerëz nga të gjitha 124 zonat e kodikëve të Sh.B.A-së, megjithëse studiuesit lansuan të dhënat përfundimtare nga 2.658 njerëz që morën pjesë çdo ditë për rreth 6 muaj.

Pjesëmarrësit ishin kryesisht njerëz me artrit, megjithëse disa kishin kushte të tjera kronike të lidhura me dhimbjen, të tilla si fibromyalgia, migrena ose neuropatia.

Studiuesit grumbulluan të dhënat me një aplikacion smartphone që ata kishin zhvilluar posaçërisht për studimin. Secili pjesëmarrës përdori aplikacionin për të raportuar nivelet e tyre të dhimbjes çdo ditë, ndërsa aplikacioni regjistroi motin në zonën e tyre duke përdorur GPS-in e telefonit.

“Analiza bëri të ditur,” thotë Dixon, “që në ditë të lagështa dhe me erë e me presion të ulët, shanset për të përjetuar më shumë dhimbje, krahasuar me një ditë mesatare, ishin rreth 20%”.

“Kjo do të thotë që, nëse shanset tuaja për dhimbje në një ditë me mot mesatar ishin 5 në 100, ato do të rriteshin në 6 në 100 në një ditë të lagësht dhe me erë”.

Sidoqoftë, duket se temperatura mund ta bëjë më të dhimbshme dhimbjen e shkaktuar nga moti i mjegullt dhe i turbullt: Ditët më të dhimbshme për pjesëmarrësit rezultuan të ishin me lagështi, ditë me erë dhe të ftohta.

“Të dish se si ndikon moti në dhimbjen tonë, mund të na lejojë të pranojmë se dhimbja është jashtë kontrollit tonë, nuk është diçka që ne e sjellim, ose mund të bëjmë ndryshime në vetë-menaxhimin tonë”./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë