Vera është pija që në çdo festë gjendet në tavolinë, e është e vetmja pije alkoolike prej të cilës ka përfitime shëndetësore.
Më poshtë ne do t’ua rendisim disa të mira që vijnë nga vera që do ju befasojnë:
Vera është antioksidues – Në një luftë të përditshme për luftimin e radikaleve të lira që shkaktojnë probleme të ndryshme shëndetësore si kanceri, vera është ‘luftëtari’ i duhur. Vera (sidomos e bardha), është e mbushur me antioksidantë që sulmojnë radikalët e lira që janë përreth.
Rritë imunitetin – Nëse pini një gotë verë në ditë, atëherë do rrisni sistemin tuaj imunitar. Konsumi i moderuar i verës mund të shmangë infeksionet dhe të mbajë sistemin tuaj imunitar në kontroll.
Zvogëlon mundësinë që të keni sulm në zemër – Vera mundëson që të parandalojë mpiksjen e gjakut pasi vepron si një hollues natyral i gjakut. Vera e kuqe në veçanti përmban fenole që ka të njëjtin veprim si aspirina. Një studim i kryer nga Universiteti i Mjekësisë John Hopkins, u kuptua që një përbërës që gjendet në lëkurën e rrushit të kuq, vepron si mbrojtës ndaj sulmeve kur shndërrohet në verë./Familja Jone