“Kam arritur të kem kaq shumë sukses financiarisht, pasi paratë nuk kanë qenë asnjëherë qëllimi im kryesor”, thotë moderatorja më e njohur në botë, Oprah Winfrey.
Në fakt, kështu thojnë shumica e miliarderëve. Tek njerëzit e pasur, qëllimi kryesor i tyre në fillim nuk kanë qenë paratë.
Më poshtë mund t’i lexoni disa këshilla që njerëzit e pasur ju kanë dhënë të tjerëve
Gjeje një qëllim të saktë
Qëllimi yt duhet të jetë specifik. Për shembull, nëse ju pëlqen të gatuani ëmbëlsira, atë nuk duhet ta bëni vetëm për para. “Dua të bëjë ëmbëlsira, pasi dua të pasurohem”, është fraza e gabuar. Qëllimi duhet të jetë “Dua të bëjë ëmbëlsira dhe ato të shiten.
Dashuroje atë që bëni
Nëse nuk jepni gjithë vetën në atë që bëni, nuk do mund të keni sukses. Nëse nuk keni pasion për atë që bëni, suksesi nuk do të vijë asnjëherë.
Shpenzoni kohën me mend
Koha, është tejet e vlefshme, prandaj sipas miliarderëve atë duhet ta shpenzoni si duhet./Familja Jone