Hën, Gus 17, 2026
Banner Top
Banner Top
Fruthi nuk është vetëm një skuqje e lëkurës, infektologu tregon gjithçka që duhet të dini

Të dielën, në emisionin “Familja Jonë”, i ftuar ishte infektologu Dr. Valbon Krasniqi, i cili foli gjerësisht për fruthin, përhapjen e tij, simptomat, komplikimet dhe rëndësinë e vaksinimit.

Fruthi nuk është vetëm një skuqje e lëkurës, është sëmundje serioze”, tha Krasniqi, duke shpjeguar se si përhapet kjo sëmundje dhe pse kërkon vëmendje të veçantë, sidomos te fëmijët.

Fruthi rikthehet me fluks rastesh

Infektologu foli për rritjen e rasteve me fruth, duke treguar se mjekët që nga muaji maj po përballen me një fluks të personave të prekur nga kjo sëmundje. Ai u ndal edhe te faktorët që kanë ndikuar në rënien e vaksinimit të fëmijëve kundër fruthit.

Një pjesë e rëndësishme e bisedës iu kushtua simptomave. Krasniqi shpjegoi se fruthi nis me temperaturë të lartë, ndërsa simptomat si temperatura, kollitja dhe rrjedhja e hundëve mund të shfaqen para ndryshimeve karakteristike në lëkurë.

Ai tregoi edhe sa kohë pas kontaktit me një person të infektuar mund të shfaqen simptomat e para dhe çfarë ndodh gjatë periudhës së inkubacionit.

Komplikimet dhe rastet në QKUK

Duke folur për komplikimet, infektologu tregoi se fruthi mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore dhe foli edhe për rastet e fëmijëve të trajtuar në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Krasniqi u ndal te komplikimet, përfshirë pneumoninë dhe komplikime të tjera të rënda, si dhe shpjegoi se cilat grupmosha të fëmijëve janë më të rrezikuara.

Sipas tij, fruthi nuk po prek vetëm fëmijët, pasi në QKUK janë trajtuar edhe persona të rritur me fruth.

Sa ngjitës është fruthi?

Një tjetër temë e diskutimit ishte përhapja e shpejtë e virusit. Infektologu shpjegoi se fruthi është një sëmundje jashtëzakonisht ngjitëse dhe se shkalla e infektimit te personat e ekspozuar mund të jetë shumë e lartë.

Ai foli edhe për rrezikun e përhapjes në kopshte dhe ambiente të mbyllura, si dhe për mënyrën se si duhet të veprohet kur një fëmijë ka qenë në kontakt me një person të infektuar.

Në emision u diskutua edhe nëse një fëmijë i vaksinuar është i mbrojtur kur një vëlla apo motër e pavaksinuar preket nga fruthi.

Vaksina dhe imuniteti

Një pjesë e veçantë iu kushtua vaksinimit. Krasniqi shpjegoi kur jepet vaksina kundër fruthit, kur krijohet mbrojtja dhe çfarë ndodh nëse një fëmijë preket nga fruthi para se të marrë dozën e dytë.

Ai foli gjithashtu për rastet kur vaksina nuk rekomandohet dhe për arsyet që mund të kenë ndikuar te hezitimi i disa prindërve për vaksinimin e fëmijëve.

Në fund, infektologu iu përgjigj edhe një prej miteve më të përhapura rreth vaksinës së fruthit: pretendimit se ajo lidhet me autizmin. Dr. Valbon Krasniqi e mohoi këtë lidhje, duke theksuar se vaksina e fruthit nuk shkakton autizëm.

Në intervistë u trajtuan edhe tema të tjera praktike, përfshirë dallimin mes fruthit dhe lisë së ujit, nëse skuqja e fruthit shkakton kruarje, kujdesin ndaj fëmijëve të infektuar, konvulsionet febrile dhe mënyrën se si duhet të veprojnë prindërit kur fëmija ka temperaturë shumë të lartë.

Intervistën e plotë me Dr. Valbon Krasniqin mund ta ndiqni në emisionin “Familja Jonë”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë