Mër, Qer 24, 2026
Banner Top
Banner Top

Në Njësinë e Kujdesit Intensiv Neonatal të Klinikës së Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë trajtuar 613 të porsalindur nga janari deri më 31 maj të këtij viti.

Sipas të dhënave të publikuara nga QKUK, gjatë vitit 2025 në këtë njësi janë trajtuar rreth 1,505 të porsalindur, përcjell Gazeta Shneta.

Klinika e Neonatologjisë trajton foshnjat e lindura para kohe dhe të porsalindurit që kanë nevojë për kujdes të specializuar mjekësor në ditët e para të jetës.

Në këtë klinikë ofrohen shërbime të diagnostikimit, trajtimit dhe monitorimit të rasteve neonatale që kërkojnë mbikëqyrje dhe kujdes të vazhdueshëm mjekësor.

Sipas QKUK-së, Klinika e Neonatologjisë mbetet qendra referente për trajtimin e rasteve neonatale në nivel vendi.

Youtube

Arkiva

Kategoritë