Mar, Qer 23, 2026
Banner Top
Banner Top
Ortoped me Renomë Ndërkombëtare në Prishtinë – Dr. Cengiz Çabukoğlu në Rezonanca 2

Për pacientët që kanë nevojë për trajtim ortopedik të specializuar, tashmë nuk është e nevojshme të udhëtojnë jashtë vendit. Një nga emrat më të njohur në fushën e ortopedisë pediatrike dhe trajtimit të deformiteteve të gjymtyrëve, Dr. Cengiz Çabukoğlu, do të jetë në Prishtinë për konsultime dhe vlerësime profesionale në Spitalin e Përgjithshëm Rezonanca 2.

Nga data 9 deri më 12 korrik 2026, pacientët do të kenë mundësinë të përfitojnë nga ekspertiza dhe përvoja ndërkombëtare e Dr. Çabukoğlu, i cili është i njohur për trajtimin e rasteve komplekse ortopedike tek fëmijët dhe të rriturit.

Shërbimet që do të ofrohen përfshijnë:

• Trajtimin e paralizës cerebrale
• Trajtimin e deformiteteve kongjenitale
• Trajtimin e hemimelisë tibiale
• Trajtimin e hemimelisë fibulare
• Trajtimin e deficiencës fokale proksimale të femurit (PFFD)
• Trajtimin e pseudoartrozës kongjenitale të tibisë
• Diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve të tjera ortopedike

Vizita e Dr. Çabukoğlu paraqet një mundësi të rëndësishme për pacientët dhe familjet që kërkojnë mendim specialistik dhe zgjidhje moderne terapeutike, pa pasur nevojë të largohen nga Kosova.

Konsultimet do të zhvillohen në Spitalin e Përgjithshëm Rezonanca 2.

Për rezervimin e terminit tuaj, kontaktoni në numrin:

📞 +383 49 603 330

Kujdesi i specializuar ortopedik tashmë është më afër se kurrë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë