Enj, Qer 11, 2026
Banner Top
Banner Top

Prishtinë, 11 qershor 2026

Me rastin e fillimit të Javës së Dhurimit Vullnetar të Gjakut, Ministrinë e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, ka nisur aktivitetet në kuadër të kësaj fushate humanitare.

Java e Dhurimit Vullnetar të Gjakut shërben si një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë jetike të dhurimit të gjakut, një akt humanitar që shpëton jetë dhe ndihmon në trajtimin e mijëra pacientëve që kanë nevojë për transfuzione gjaku.

Në kuadër të kësaj fushate, dhjetëra nëpunës të Ministrisë së Shëndetësisë iu përgjigjën pozitivisht thirrjes për të dhuruar gjak, duke dhënë një kontribut të çmuar në sigurimin e rezervave të nevojshme për pacientët në nevojë.

Dhurimi vullnetar i gjakut mbetet burimi më i sigurt dhe më i qëndrueshëm për furnizimin e institucioneve shëndetësore me gjak dhe produkte të gjakut. Përmes këtij veprimi humanitar, qytetarët japin një kontribut të drejtpërdrejtë në shpëtimin e jetëve dhe në forcimin e sistemit shëndetësor.

Ministria e Shëndetësisë dhe Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut shprehin mirënjohjen për të gjithë dhuruesit vullnetarë dhe i ftojnë qytetarët që t’i bashkohen kësaj nisme humanitare, duke dhuruar gjak dhe duke ndihmuar në sigurimin e sasive të mjaftueshme për pacientët që kanë nevojë për transfuzion.

Dhurimi i gjakut është një akt i thjeshtë, i sigurt dhe human. Një dhurim i vetëm mund të shpëtojë disa jetë

Youtube

Arkiva

Kategoritë