Shumë njerëz “ëndërrojnë” me sy të hapur. Pra, gjatë momenteve të ditës, arratisen nga realiteti i përditshëm dhe ëndërrojnë ngjarje të caktuara. Ëndërrimi me sy hapur konsiderohet kryesisht si aktivitet normal mendor të cilin e përjeton secili person, shkruan BBC, transmeton Familja Jonë.
Sipas studimit “Self-generated thouhts and depression: from daydreaming to depressive symptoms”, vlerëson se 30-50% e aktivitetit tonë mendor gjatë kohës kur jemi zgjuar kalon në mendime që nuk lidhen me atë që po bëjmë në realitet.
Ëndërrimi me sy hapur jo vetëm që mund të ndihmojë në rregullimin emocional, por gjithashtu mund të lehtësojë mërzinë dhe t’i ndihmojë njerëzit të gjejnë kuptim në përvojat e tyre të jetës.
Mirëpo, edhe kjo gjë duhet të jetë me masë. Për shembull, ëndërrimi me sy hapur maladaptive, mund të jetë i dëmshëm dhe shqetësues. Artikulli i BBC-së, cekë shembullin e Kyla Borcherds. Ajo tregon se si krijonte “botë të tjera’ në mendje kur ishte vetëm katër vjecce. Kjo u bë më e fortë më vonë, pasi u transferua në një shkollë të re dhe fëmijët e tjerë filluan ta tallnin për theksin e saj. Prandaj, ajo “ëndërronte me sy hapur” pasi ishte mënyra e vetme se si të shpëtonte nga realiteti i saj.
Por, më pas gjatë rritjes këto episode u shndërruan në pjesë të përditshmërisë së saj. Pikërisht, ky është momenti kur kjo sjellje mund të kthehet në të dëmshme.
“Problemi nuk qëndron më kur personi e përdorë fantazinë, por fantasia fillon ta përdorë personin”, thotë Eli Somer, specialist e psikologjisë klinike. Ai e ka krijuar këtë termin “ëndërrimi me sy hapur maladaptiv”, dhe ka dy dekada që e studion këtë gjendje.
Ëndërrimi me sy hapur maladaptiv shpesh nxitet dhe mbahet gjallë përmes dëgjimit të muzikës, ose aktiviteteve të përsëritura fizike si ecja e vazhdueshme. Rreth 80% e njerëzve përfshijnë gjeste fizike të pavetëdijshme për të ruajtur përqendrimin ndërsa janë të zhytur në ëndrrat e tyre.












