Organizata CIPOF (Childproof) është një organizatë jofitimprurëse në Kosovë, e përkushtuar ndaj mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve dhe përmirësimit të cilësisë së edukimit e hershem në vend. Përmes projekteve të ndryshme, trajnimeve profesionale dhe aktiviteteve ndërgjegjësuese, organizata ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në fuqizimin e fëmijëve, edukatorëve dhe komunitetit.
Organizata CIPOF (Childproof)
Në kuadër të bashkëpunimit me CDF (Community Development Fund) dhe me mbështetje nga Ambasada e Suedisë në Kosovë, CIPOF ka realizuar projektin “Edukimi teatror: Teatri si mjet për ndërgjegjësimin ndaj shëndetit mendor, fuqizimin dhe zhvillimin holistik të fëmijëve”, një iniciativë me ndikim të veçantë në promovimin e artit dhe edukimit emocional tek fëmijët.
Së fundmi, organizata ka publikuar videon përmbyllëse të projektit, e cila sjell momente inspiruese nga trajnimet e edukatoreve, punëtoritë kreative dhe performancat mbresëlënëse të fëmijëve. Videoja pasqyron talentin, vetëbesimin dhe energjinë pozitive të fëmijëve, duke dëshmuar fuqinë që teatri dhe arti kanë në zhvillimin emocional, social dhe kreativ të tyre.
Përmes kësaj iniciative, CIPOF ka dëshmuar edhe një herë rëndësinë e krijimit të hapësirave të sigurta dhe gjithëpërfshirëse, ku fëmijët mund të shprehen lirshëm, të zhvillojnë potencialin e tyre dhe të ndihen të dëgjuar e të vlerësuar.











