Mar, Maj 26, 2026
Banner Top
Banner Top
Shoqata e Neurologjisë e Kosovës organizon me 4 dhe 5 qershor Konferencën Pranverore – ngjarja e parë e bashkëorganizuar me European Academy of Neurology

Konferencën e sivjetme do ta hap përmes përshëndetjes virtuale kryetarja e EAN-it, Prof. Elena Moro, e cila do të mbajë edhe një ligjëratë virtuale për Iniciativën evropiane të Shëndetit Trunor.

Në kuadër të EAN Regional Teaching Day, e cila mbahet me 5 qershor, ligjërues në fushën e çrregullimit të gjumit do të jetë ish-kryetari i EAN-it, Prof. Claudio Bassetti. Në fushën e epilepsisë do të ligjërojë Prof. Barbara Tettenborn, kurse për sëmundjen e Parkinsonit ligjërata do të mbahet nga Prof. Yildiz Degirmenci.

Dita e parë (4 qershor) i kushtohet Ditës Botërore të sklerozës multiple. Për risitë në biomarkerët biologjikë dhe radiologjikë në detektimin e hershëm të sklerozës multiple, do të ligjërojnë dhe me pjesëmarrje do të nderojnë:

  • Prof. Gabriel Bsteh nga Universiteti i Vjenës
  • Prof. Mario Habek nga Universiteti i Zagrebit
  • Prof. Nilufer Kale nga Universiteti i Shkencave Shëndetësore në Stamboll
  • Prof. Jera Kruja nga Universiteti i Mjekësisë në Tiranë
  • Prof. Iliriana Zekja nga Universiteti i Mjekësisë në Tiranë
  • Prof. Tatjana Petkovska Boshkova nga Universiteti i Shkupit
  • Prof. Altin Kuqo nga Universiteti i Mjekësisë në Tiranë
  • Dr. Sami Omerhoca nga Universiteti i Shkencave Shëndetësore në Stamboll
  • Dr. Coskun Kerala nga Universiteti i Shkupit
  • Prof. Afrim Blyta, Prof. Nexhmedin Shala, Dr. Melihate Pushka, Dr. Edmond Komoni dhe Ass. Dr. Blerim Myftiu nga Universiteti i Prishtinës dhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës

Youtube

Arkiva

Kategoritë