Die, Maj 17, 2026
Banner Top
Banner Top
Mbyllen punimet e Konferencës së IV-të Ndërkombëtare të organizuar nga Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës

Janë mbyllur punimet e Konferencës së IV-të Ndërkombëtare të organizuar nga Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës (OFTK).

Në njoftimine tyre, OFTK-ja ka bërë të ditur se në këtë konferencë kanë marr pjesë qindra fizioterapeutë nga Kosova dhe rajoni, si dhe profesionistë të tjerë.

“Në këtë ngjarje shkencore e cila shënoi edhe 10-vjetorin e themelimit të Odës, morën pjesë përfaqësues të organizatat ndërkombëtare si WCPT dhe ER-WCPT, si dhe nga institucionet vendore.” thuhet në njoftim.

OFTK-ja ka theksuar se kryetari i kësaj ode, Feim Gashi i ka falënderuar të gjithë ligjëruesit dhe mysafirët, si dhe pjesëmarrësit në konferencë. Ai ka thënë se OFTK do të vazhdojë të jetë e përkushtuar në organizimin e ngjarjeve shkencore si kjo për të mundësuar edukimin e vazhdueshëm profesional për të gjithë anëtarët.

Tutje është bërë e ditur se në konferencë kanë marr pjesë dhjetëra ligjërues vendor dhe ndërkombëtarë me prezantime të ndryshme shkencore.

“Këtë vit tema e konferencës iu dedikua sëmundjeve kardiorespiratore dhe rolit të fizioterapisë në trajtimin dhe rehabilitimin e pacientëve.” theksohet në njoftim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë