Këtë të diel, emisioni “Familja Jonë” vjen me përmbajtje të larmishme, mysafirë interesantë dhe tema sociale.
I ftuar në studio do të jetë kolegu ynë Shëndrit Lumi, me të cilin do të zhvillohet një bisedë rreth angazhimeve dhe përvojave të tij profesionale.
Në pjesën e dytë të emisionit do të sjellim edhe një këshillë të vlefshme për kujdesin ndaj shëndetit të syve, në bashkëpunim me Klinikën Gjermane të Syve, ku ekspertët do të ndajnë rekomandime dhe informacione të rëndësishme për ruajtjen e shikimit.
Rubrika e dashur për më të vegjlit, “Magjikët e Vegjël”, këtë javë vjen me energji dhe talent, ndërsa e ftuar do të jetë Zana Tahirukaj.
Nga terreni sjellim edhe atmosferën nga hapja e dyqanit OLABA SHOP, me pamje dhe detaje nga ky organizim.
Një tjetër rubrikë do t’i kushtohet Ditës Ndërkombëtare të Familjes, që shënohet më 15 maj. Në kuadër të kësaj dite, Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ndau mirënjohje për emisionin “Familja Jonë”, si dhe për disa gazetarë e përfaqësues të mediave, për kontributin e tyre në trajtimin e temave që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe evidentimin e parregullsive që prekin këtë kategori.
Përveç këtyre, emisioni do të sjellë edhe shumë materiale të tjera informative, sociale dhe argëtuese për të gjithë familjen.
Na ndiqni këtë të diel nga ora 16:00 në Kanal 10.













