Enj, Maj 14, 2026
Banner Top
Banner Top
Oda e Mjekëve të Kosovës merr pjesë në Asamblenë e 130-të Mjekësore Gjermane

Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) merr pjesë në Asamblenë e 130-të Mjekësore Gjermane, e cila u mbajt në Hannover të Gjermanisë.

OMK ka njoftuar se në këtë ngjarje ndërkombëtare, kjo odë u përfaqësua nga Sekretari i Përgjithshëm, Gramoz Jakupi, i cili po merr pjesë në aktivitetet dhe sesionet e organizuara nga Asociacioni Mjekësor Gjerman.

Sipas njoftimit, aktivitetet për të ftuarit ndërkombëtar kanë filluar më 11 maj, ku përfaqësuesi i OMK-së mori pjesë në “Dialogue Forum with Young Physicians”, forum i organizuar nga Asociacioni Mjekësor Gjerman në bashkëpunim me mjekët e rinj, në të cilin u diskutua për të ardhmen e vetëqeverisjes profesionale, sfidat e profesionit mjekësor dhe përfshirjen e brezave të rinj në proceset vendimmarrëse.

“Asambleja mbledh përfaqësues të ftuar të organizatave mjekësore nga vende të ndryshme të botës, me fokus diskutimin e zhvillimeve aktuale në sektorin shëndetësor, sfidave të profesionit mjekësor dhe politikave shëndetësore.” ka thënë OMK.

Tuthje është bërë e ditur se një nga temat kryesore të këtij edicioni është mjekësia e varësive (addiction medicine) dhe roli i profesionit mjekësor në parandalim, trajtim dhe regullimin e kësaj lëmie.

“Pjesëmarrja e Odës së Mjekëve të Kosovës në këtë asamble përfaqëson vazhdimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe angazhimin e OMK-së në fuqizimin e marrëdhënieve profesionale me institucionet partnere evropiane, me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e profesionit mjekësor dhe të sistemit shëndetësor në Kosovë.” ka vlerësuar kjo odë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë